“Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për krijimin e 25 mijë vendeve të punës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë krijuar 25 mijë vende të punës dhe se ka një rritje prej 10.35 për qind të ekonomisë.

Kështu ka thënë ai në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, ku 16 kompani nga këto dy vende kanë promovuar bizneset e tyre.

“Kemi krijuar 25 mijë vende të reja. 10.53 është rritja ekonomike. Vlera e eksporteve ka arritur 2.7 miliardë. Vlera e mallrave 62 për qind. Investimet kapitale janë rritur 10 për qind më shumë, po thyejmë rekorde një pas një”, është shprehur Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në këtë forum, i cili kishte për qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë, është folur edhe për mudnësinë që i kanë kompanitë për të investuar në Kosovë.

I pari i ekzekutivit, teksa e ka përmendur ndërtimin e hekurudhës Prizren-Durrës, ka kërkuar nga shteti austriak ndihmë për një ekspertizë teknike.

“Meqë po flasim për shtëpi të dytë kur takohemi me palë austriake dua të përmend lidhjet historike të projektit hekurudhor Carl Gega. Ndërtimi i linjave hekurudhore në Austri janë rezultat i Carl Gegës. Ftoj qeverinë austriake të na bashkëngjiten në projekte infrastrukturore”, ka thënë ai.

Po ashtu, kryeministri ka falënderuar shtetin austriak duke thënë se është ndër partnerët kryesorë në aspektin politik dhe atë ekonomik.

“Kosova është falënderuese për mbështetjen nga Qeveria austriake dhe mbetet ndër partnerët tonë tregtarë, në tema të ndryshme dhe në çështje të bashkëpunimit tregtare. Shumë kompani të suksesshme do të takohen me biznese në Kosovë dhe do të shkëmbejnë çështje të fokusit të përbashkët”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë

Kurse, ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, tha se ky forum ka për qëllim mbështetjen e bizneseve për ta rikuperuar ekonominë pas ndikimit negativ që pati pandemia Covid-19.

Sipas, ambasadorit Weidinger, Austria është donatori më i madh në Kosovë, për investime në arsimin e lartë, po ashtu ai bëri të ditur se shteti austriak është i interesuar që me Kosovën të kenë bashkëpunim në të gjitha sferat e sidomos për fuqizimin e gruas.

Ky Forum u tha se ka për edhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve biznesore ndërmjet ndërmarrjeve nga Austria dhe Kosova, duke krijuar kështu një situatë të favorshme për ekonomitë e të dy vendeve.

Mbahet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës e Austrisë

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika