Kënga që s’u ndal as në gëzim e as në mort
Kanga me të vertetë ishte shkruar e kënduar në gjakë lirie. Në kullën e dëshmorit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi tash po gëmojnë tingujt e rreshtat për të. Atyre po ja thotë bashkëluftëtari i tij, Halit Gashi që pos që kishin kapur pushkën bashkë, në luftë ata vazhdimisht i kishte përcjell edhe kanga. […]
Kanga me të vertetë ishte shkruar e kënduar në gjakë lirie. Në kullën e dëshmorit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi tash po gëmojnë tingujt e rreshtat për të.
Atyre po ja thotë bashkëluftëtari i tij, Halit Gashi që pos që kishin kapur pushkën bashkë, në luftë ata vazhdimisht i kishte përcjell edhe kanga.
Në një distancë kohore nga lufta, një këngë trimërie mund të duket një pak gjë, por në atë kohë vargje të tilla, shndërroheshin në motiv për përballje me armikun.
Madje nëj gjë të tillë e praktikonin edhe vetë luftetarët që ia kishin anën këndimit, atë se ndalnin as në momentet më kritike të luftës.
Ndonëse, shumicën e rasteve atë e bënin nëpër oda pas suksesit që kishin nëpër beteja.
Një nga ta është Halit Gashi. I thoshte këngës bashkë me Mujë Krasniqin dhe e mabnë për krenari, faktin se kishte kënduar edhe në Prekaz, para legjendarit Adem Jashari.
“Kam pas raste të kendoj në Kullën e Bacit Shaban, para Hamzës, para Ademit e rrallë kush mund të kete atë fat që të këndoj para atyre burrave”, ka thënë Halit Gashi – Keëngëtar.
Nga ai moment, një kujtim për të është më i spikatur.
“Është një tekst aty në këngë ku thotë “Kosovë, a do të mbajmë, a dojmë me të lanë” e pastaj nihet zani i Hamzës ku thotë “Nuk do të lam pa u faru tan”, ka rrëfyer Halit Gashi – Keëngëtar.
Duken në kufijtë e legjendës, por të bëmat e ushtarëve të UÇK-së në të vërtetë janë legjendare.
Ato u përjetësuan në vargje të thurura e të gërshetuara me dy telat e ciftelisë, e të tilla kishin kumbuar edhe në hapësirat e kësaj ode në rajonin e Drenicës.
Atë ditë ishte një moment i rëndësishëm për luftëtarin e lirisë, Rifat Mëziu, edhe ky bashkëluftëtar i afërt i Mujë Krasniqit.
Ai i kishte mbledhur shokët e bashkëudhetarët e tij të luftës në këtë odë për të festuar lindjen e djalit të tij të vetëm, Leotrimit.
Mu atë ditë edhe ishte plagosur.
“Krejt luftëtarët edhe shumë dëshmor që sot nuk janë, janë në përjetësi, kanë qenë këtu të ftum në këtë odë. Ka qenë një organizim shumë i madh, sikur me qenë në liri se jo në ato kushte e rrethana”, ka theksuar Sami Aruqaj – Bashkëluftëtar.
Video e xhiruar me një kamerë të vjetër, ku zor vërehen të pranishmit është një prej kujtimeve më të mirat të atij, për të cilin ishte thirrur ajo mbledhi në ditën e lindjes së, Leotrim Mëziut.
Fati deshi që Leotrimi të mos e njoh babain e tij, arsye për këtë është fakti se babai i ra dëshmor kur ai i kishte vetëm shtatë muaj.
Ai tash është pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Por jo krejt rastësisht.
“Në këtë fest ai e potencon, thotë nuk du me me qajtë kërkush se Kosovës po ia lë një ushtar më shumë. Me thanë të drejtën ky është motivi jem më i madh që t’i bashkëangjitem FSK-së edhe me qu një fjalë të babit në vend, me ja be vec një ushtar më shumë Kosovës”, ka shtuar Leotrim Mëziu.
Kreshtat e Kosovës, Therret Prizreni, Rifatin me shokë e kishin shoqëruar edhe në fushëbetej, e për këtë gjë ka edhe dëshmitarë të gjallë.
“Me të tregu të drejtën e kam pas një transistor të vogel edhe nëpër aksione edhe nëpër fushë-beteja, gjithmonë me kang patriotike krismat ja kemi shkrepë armikut”, ka rrëfyer Sami Aruqaj – Bashkëluftëtar.
Rifat Mziu ra në pritën e armikut në Pashtrik e kujtimet e për emrin e tij, i biri tij dëgjoi shumë nga shokët e babait luftëtar.
“Është e dhimbshme kur e kujtojmë që unë kam qenë vetëm shtatë muaj por krenaria që na ka lanë pas nuk na len me ndi dhimbjen”, ka theksuar Leotrim Mëziu .
Tash shoku i tij i luftës kujton rrugët e malët ku luftuan së bashku.
Ato male me të vertëtë kishin shkruar këngë trimërie.
E kanga u shkri në gjakë lirie, ashtu sic edhe thonë këto vargje kënge.















