Këngëtarja meksikane 21-vjeçare vritet nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar

Një këngëtare meksikane është vrarë nga bashkshorti i saj në restaurant në Suntory Del Valle në qytetin meksikan

Këngetarja Yrma Lydia është vravë nga bashkshorti i saj

21-vjeçarja, Yrma Lydia, e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, të premtën mbrëma u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj, avokat 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer.

Lydia mori pjesë në disa produksione të Grandios 12, një seri koncertesh në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara që mblodhën së bashku këngëtarë të famshëm të Amerikës Qendrore dhe Jugore si María Conchita Alonso, Dulce dhe Alicia Villarreal.

Sekretari i Sigurisë së Meksikës, Omar García Harfuch ka thënë se “Një burrë qëlloi tre herë gruan e tij, i cili tashmë është në paraburgim së bashku me një grua tjetër që ishte me të”.

Sipas dëshmitarëve, pas një debati, avokati ka qëlluar këngëtaren, e cila rezultoi se ishte gruaja e tij.

Alcocar tentoi të korruptonte policinë për t’u arratisur nën shoqërinë e njërit prej rojeve të tij të sigurisë, i cili gjithashtu u arrestua.

Gjithashtu në rrejtin social Twitter media meksikane kanë postuar edhe disa fotografi.

Dhuna gjinore është rritur në Meksikë viteve të fundit, duke vrarë mesatarisht 10 gra në ditë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika