“Kenia ka shprehur gatishmërinë e saj për të njohur Kosovën”, kështu kishte deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Kenias, Alfred Mutua, gjatë një konference për shtyp në Nairobi.

Më tej, ai ka konfirmuar se po zhvillohen diskutime që Kenia ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës.

Ky njoftim vjen pas takimit të presidentit William Ruto me presidenten kosovare Vjosa Osmani, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Nju Jork.

Lëvizja e Kenias drejt njohjes së Kosovës mori vrull në fillim të këtij viti kur ajo njohu zyrtarisht pasaportat kosovare në mars. Ndërsa ky zhvillim nuk u publikua gjerësisht në atë kohë, ai shënoi një hap të rëndësishëm në formalizimin e lidhjeve diplomatike midis Kenias dhe Kosovës.

#Kenya Moving Towards Recognising #Kosovo’s Sovereignityhttps://t.co/3YeNKizAcY

— Mwangi (@MwangiMaina_) September 26, 2023