Keqpërdornin kartelat e bankës dhe vidhnin identitetin- Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për kryerjen e veprave penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”. Në njoftim thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, me qëllim të […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për kryerjen e veprave penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.
Në njoftim thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë përdorur pa autorizim kartela bankare të llojit Master Card të një sistemi bankar ndërkombëtar, ashtu që kanë realizuar blerje online tek një biznes i Kosovës, duke iu shkaktuar dëm mbajtësve të këtyre kartelave”.
Tutje thuhet se të dyshuarit “me dashje dhe me qëllim të shfrytëzimit pa autorizim ligjor të të dhënave të kartelave bankare të llojit Master Card, përmes aplikacionit “Telegram”, kanë siguruar të dhënat në mënyrë të kundërligjshme dhe më pas të njëjtat i kanë shfrytëzuar për të bërë blerje online nëpër biznese të ndryshme”.
Të pandehurit janë ndaluar me aktvendim mbi ndalim të Prokurorit të Shtetit, më 18 korrik 2024.















