Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët dhe personeli

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka njoftuar se të hënën kanë pranuar një kërcënim me bombë

Të hënën e gjashtë shkurtit, është paralajmëruar për një kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.

Ajo ka njoftuar se të gjithë pasagjerët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar. Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, ka shkruar Gara.

Ndryshe, të mërkurën e 28 dhjetorit, ishte paralajmëruar për kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, por që kishte rezultuar të jetë i rrejshëm.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika