Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes që ka ndodhur gjatë orëve të paraditës në një objekt Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë ka ndërmarrë hetime intensive për ndriçimin dhe identifikimin e autorëve të këtij kërcënimi.

Bazuar në të dhënat preliminare nga hetimet, dyshohet se kërcënimi është bërë përmes një numri telefoni që mendohet se është me origjinë nga Serbia.

Policia ka konfirmuar se në koordinim me prokurorinë kompetente, po vazhdon me masat hetimore të nevojshme, përfshirë komunikimin me partnerë ndërkombëtarë të sigurisë.

Tute në njoftim të policisë thuhet se janë duke u angazhuar për lokalizim të burimit të kërcënimit dhe identifikim të rrjeteve të komunikimit të përdorura duke shtuar se hetimet janë ende në zhvillim e sipër.