Kërcënime me bomba në disa shkolla në Veri

Alarm për bombë ka pasur të enjten e 16 qershorit, edhe në komunat veriore të vendit

Ilustrim

Të enjten e 16 qershorit, procesi mësimor në disa shkolla në komunat e Veriut është ndërprerë. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.

Sipas burimeve të KP, policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Në shkollat ‘Branko Radicevic’ në veri të Mitrovicës dhe ‘Vuk Karaxhiq’ në Zveaçn, është ndërprerë mësimi dhe nxënësit kanë dalë jashtë këtyre objekteve për shkak të sigurisë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu. Kanë ardhur mesazhe se ka bomba të vendosura nëpër këto shkolla. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes”, kanë thënë këto burime.

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, disa shkolla në rajonin e Gjilanit kanë pranuar alarm për bomba.

Ky alarm është dërguar në adresë të shkollave në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug, përmes emailit.

Kështu ka bërë të ditur për Portali D, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.

Alarm për bomba ka pasur edhe në shkollat në veri të vendit. Siç raporton Kosovapress, mësimi në ato shkolla është ndërprerë.

Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika