Kërcënime se janë vendosur bomba në 30 lokacione

Në 30 lokacione të ndryshme, kryesisht në vende të banuara me komunitet serb ditën e enjte janë lajmëruar Policia e Kosovës që gjendën mjete shpërthyese. Disa shkolla në veri të vendit kanë liruar nxënësit pas marrjes së kësaj informate. Policia ka njoftuar se këto paralajmërime kanë rezultuar të jenë kërcënime të rrejshme

ilustrim

Lajmërimet nga persona anonim, se janë vendosur bomba në hapësira publike janë bërë të shpeshta tashmë në Kosovë.

Por, një kërcënim i përmasave më të gjëra ndodhi këtë të enjte.

Kësaj radhe kërcënimi ishte se janë vendosur mjete shpërthyese në 30 lokacione të ndryshme.

Bëhet fjalë për rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe Gjilanit, ndërsa lokacionet ku pretendohej se janë vendosur bomba janë të banuara kryesisht me serb.

Madje këto paralajmërime bën që disa shkolla të ndërprejnë procesin e mësimit në veri të vendit.

Se u morën kërcënime të tilla e pranon edhe Branislav Radoviq, që është zëdhënës i policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës.

Radoviq ka thënë se “Policia rreth orës 7 e 40 të mëngjesit të sotëm ka marrë informacionin se nëpër disa shkolla të veriut ka mjete shpërthyese në komunat Leposaviq Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut”

Pos veriut këto lajmërime për bomba janë bërë edhe në Anamoravë.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani ka dhënë më shumë detaje për këto raste.

“Në tetë lokacione deri më tani janë pastruar në detaje dhe kanë rezultuar se janë të rrejshme.Policia e Kosovës do ti hetoj të gjitha rastet vec e vec”, deklaroi Hashani.

Ismet Hashani, Zëdhënës i Policisë së Gjilanit

Paralajmërimet ndërmjet postave elektronike për mjete shpërthyese kishte pasur së fundmi  edhe në Shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, dy herë në Rektoratin e Universitetin e Prishtinës dhe disa herë të tjera në Stacionin e Autobusëve.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika