“Kërcënimet dhe kanosjet nuk kalojnë”, gazetarët që u kërcënuan e raportojnë rastin në Policinë e Kosovës
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka publikuar një foto me gazetaren dhe kameramanin e Betimit për Drejtësi. Ai ka thënë se s’bashku me Alberta Hashani dhe Dituron Aliu e kanë raportuar rastin e kërcënimit të Policia e Kosovës. “Kërcënimet dhe kanosjet nuk kalojnë!”, ka shkruar ai në Facebook “Detyrën […]
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka publikuar një foto me gazetaren dhe kameramanin e Betimit për Drejtësi.
Ai ka thënë se s’bashku me Alberta Hashani dhe Dituron Aliu e kanë raportuar rastin e kërcënimit të Policia e Kosovës.
“Kërcënimet dhe kanosjet nuk kalojnë!”, ka shkruar ai në Facebook
“Detyrën tonë e kryem, e raportuam rastin e kërcënimit ndaj gazetarëve të Betimit për Drejtësi në Polici”, ka shkruara më tej Miftaraj.
Ndërsa ai ka pasur fjalë miradije për zyrtarët e Policisë së Kosovës, ku ka thënë se “qasja dhe përkushtimi i policëve për çdo lëvdatë”.















