Kërcënimet për atentat, Berisha: Kanë ardhë për shkak të veprimtarisë së tyre politike

Anton Berisha

Anëtari i LDK-së, Anton Berisha, ka thënë se kërcënimet e fundit për atentat ndaj figurave politike opozitare, kanë ardhë për shkak të veprimtarive të tyre politike.

Ai në “Five”, tha se Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, e të tjerët që janë kërcënuar, zhvillojnë veprimtari politike dhe se nuk kanë probleme individuale apo me ndonjë grup.

Sipas tij është e natyrshme që kërcënimet janë për shkak të veprimtarisë së tyre politike.

“Ata janë njerëz që zhvillpjnë veprimtari politke disa akademike nuk zhvillojnë veprimtari të tjera, është e natyrshme nuk ka publikim të ndonjë problem tjetër individual apo grup. Nënkuptohet që kërcënimet kanë ardhë për shkak të profilit të tyre politik dhe veprimtarisë politike”, ka thënë ai.

Berisha u shpreh se seriozitetin e këtyre kërcënimeve duhet ta vlerësojnë organet kompetente të sigurisë në vend dhe pastaj t’i marrin masat e duhura.

“Seriozitetin e kërcënimeve më së miri e dinë organet profesionale, vetë shërbimet e shteteve mike që kanë qenë informuar së pari, pastaj duhet që organet tona që janë përgjegjëse të vlerësojnë dhe të marrin masat e duhura meqenëse fjala është edhe për komunikime për shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës, dhe po ashtu që jetojnë brenda Kosovës”, ka thënë ai.

Raportimet për atentate politike, sipas Berishës janë lajme negative për shtetin e Kosovës, sepse sipas tij kjo e paraqet shtetin si të pasigurtë dhe jofunksional.

“Ky është lajm I keq për Kosovën, sepse pas 24 viteve luftë, të ketë informacione të tilla, të ketë mendësi të tillë, që me aq lehtësi të komunikohet dhe kërcënohen dy kryetarë të partive kryesore në vitet e fundit, kjo e trajton Kosovën si vend jostabil që nuk ka përkushtim për rendin dhe ligjin”, ka thënë Berisha.

I pyetur se a do duhej të reagonte Qeveria e Kosovës për këtë cështje, Berisha tha se mosreagimi i tyre nuk e befason, sepse sipas tij ata nuk kanë ndjeshmëri dhe nuk janë mjaftueshëm të përgjegjshëm për pozitën që mbajnë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika