Kërcënimi amerikan për përballje me NATO-n, sugjerohet të merret seriozisht

Deklarata e një prej personave më të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit Amerikan se një konflikt i ri në Veri të Kosovës do të nënkuptonte përballje me NATO-n, po komentohet si paralajmërim serioz. Sipas njohës të rrethanave, Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërmarrë veprime të pakoordinuara, të cilat do të mund të përshkallëzonin situatën në veri

Një situatë e tillë e përsëritur pos që do të përshkallëzonte sigurinë në shtetin e Kosovës, do të sillte edhe një situatë të re në përballje me ndërkombëtarët.

Të paktën kështu la të nënkuptohet ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i cili tha se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n.

E, sipas profesorit Milazim Krasniqi kjo është një ndër deklaratat më të fuqishme nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Andaj, Krasniqi bën thirrje që ajo të merret shumë seriozisht nga Qeveria e Kosovës.

“Në mënyrë absolute mendoj që kjo i adresohet Serbisë, përkatësisht edhe Rusisë si sponsor të terrorizmit që realizohet me Radojiqin dhe banditët e tillë por natyrisht duhet ta marrim si relaksim sepse thjeshtë është qëndrim për të shmangur konfliktet, por në anën tjetër Qeveria duhet ta marrë me përgjegjësi shumë të madhe”, ka thënë profesori, Milazim Krasniqi.

Ndërsa njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, këtë mesazh e sheh në dy kënde.

“Tregon seriozitetin e situatës dhe potencialin shpërthyes që ka veriu i vendit dhe e dyta tregon seriozitetin se çfarë po i qasen Shtetet e Bashkuara këtij problemi, pra duhet të jemi në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-të dhe me KFOR-in sepse ka mundësi reale dhe potencial të madh për shpërthim”, ka thënë njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha.

Ndër të tjera, O’Brien tregoi se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të bisedojë për rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor gjatë takimit dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të NATO-s, më 28 dhe 29 nëntor, në selinë e aleancës në Bruksel.

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika