Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka bërë të ditur se kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka rezultuar alarm i rrejshëm.

Gara ka bërë të ditur se Aeroporti është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka njoftuar GARA.