Policia e Kosovës ka konfirmuar për Dukagjinin se pas kontrollit të kryer në një shkollë në Fushë Kosovë, ku ishte pranuar një kërcënim për bombë, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Pas ndërmarjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kërcënimi për bombë i kishte shkuar drejtoreshës së shkollës në Fushë Kosovë sot gjatë ditës.
Policia kishte rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka bërë evakuimin edhe të dy objekteve afër.