Kërcënohen me jetë gazetarja dhe kameramani i ‘Betimi për Drejtësi’
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka reaguar pas kërcënimit me jetë të gazetares dhe kameramanit të mediumit “Betimit për Drejtësi”. “Kërcënohen me jetë gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi” “Gazetarja, Alberta Hashani dhe kameramani, Dituron Aliu, janë kërcënuar me jetë përderisa ishin duke e zhvilluar një hulumtim që pritet të publikohet në muajin shtator. […]
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka reaguar pas kërcënimit me jetë të gazetares dhe kameramanit të mediumit “Betimit për Drejtësi”.
“Kërcënohen me jetë gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi”
“Gazetarja, Alberta Hashani dhe kameramani, Dituron Aliu, janë kërcënuar me jetë përderisa ishin duke e zhvilluar një hulumtim që pritet të publikohet në muajin shtator. Sipas redaksisë së “Betimi për Drejtësi”, gazetarja dhe kameramani janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja ka thënë se fillimisht kameramanit i Betimit për Drejtësisë kishte pranuar një mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak.
“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh sipas AGK-së.
Më tutje AGK-ja ka thënë se ai i ka telefonuar gazetaren duke u shprehur se atë se bashku më kameramanin do i fur në bander.
“Unë ty ka me të gjete edhe atë djalin, ka me iu fur në tel në bander, ka me iu fur. A po ninë, a po ninë o idiota”, janë fjalët e kërcënuesit ndaj gazetares dhe kameramanit të Betimit për Drejtësisë.”
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me këtë raportim të kolegëve, dhe fton Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të trajtojnë rastin sa më parë”, ka përfunduar AGK-ja reagimin e saj.















