Kërcënohet babai i Marigona Osmanit nga Dardan Krivaça

Babai i Marigona Osmanit, Muhabi Osmani ka treguar se familja e tij ka marrë kërcënime përmes mesazheve nga profile në rrjete sociale me emër të Dardan Krivaçës nga burgu, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës së tyre – Marigonës, në vitin 2021 në Ferizaj.

Osmani tregon se bashkëshortja e tij u kërcënua përmes mesazheve në telefon.“Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që edhe këtë vajzën të madhën që e kemi edhe këtë [do t’ia bëj njësoj]. E kemi raportu në Polici, tash janë duke u marrë ata me këtë rast”, deklaroi Osmani në Kallxo Përnime.

“Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthy përgjigje qysh ka ardh ai SMS, nga ka ardhë. Ai [Dardan Krivaça] ka qenë në burg, SMS-i ka ardhë nga profili i tij [në rrjete sociale] në telefonin e bashkëshortes. Kur jemi shku në polici, ai i hetuesisë e pyet prokurorin a me ua bë intervistën ose jo, paramendoje ti, tani prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë”, shtoi Osmani.

Në gusht të këtij viti, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit. Me të njëjtën, Krivaça ka qenë në lidhje jashtëmartesore.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika