Kërcënohet me jetë gazetari i Klan Kosovës, AGK: Policia ta trajtojë rastin me urgjencë
Gazetari i televizionit Klan Kosova, Herolind Ademi, është kërcënuar me jetë për shkak të hulumtimit që është duke realizuar në lidhje me piraterinë e një IPTV-ie. Kështu ka bërë të ditur, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AKG), me anë të një njoftimi ku thuhet se një qytetar me inicialet B.B. i ka dërguar gazetarit disa […]
Gazetari i televizionit Klan Kosova, Herolind Ademi, është kërcënuar me jetë për shkak të hulumtimit që është duke realizuar në lidhje me piraterinë e një IPTV-ie.
Kështu ka bërë të ditur, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AKG), me anë të një njoftimi ku thuhet se një qytetar me inicialet B.B. i ka dërguar gazetarit disa mesazhe telefonike, duke e kërcënuar me jetë për shkak të përgatitjes së raportit, ku ai është një nga subjektet.
“Një pjesë e mesazhit shqetësues është ‘Haver, vec mbyllunse saktë ta kam adresën po të tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec po t’kallxoj terheku prej meje e mos mu përzij se nuk ha ma bukë. Fol me kon dush po t’kallxoj mos mu përzij në punë të mia që din me jetu edhe naj dit qikaq di me t’than pikë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Nëpërmjet reagimit, AGK-ja ka shprehur shqetësim të thellë dhe e ka konsideruar si të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm mesazhin kërcënues ndaj gazetarit.
Redaksia e Klan Kosovës e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.
Ndërsa, AGK-ja i ka bërë thirrje Policisë që me urgjencë ta trajtojë rastin dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gazetarit.















