Kërcënohet me jetë presidentja Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një emaili që ka arritur në adresën zyrtare të Presidencës. Kërcënimi është dërguar më 15 prill, pikërisht në ditën kur Osmani kishte nisur konsultimet me liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje ndaj ngërçit institucional të krijuar pas dështimit të përsëritur […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një emaili që ka arritur në adresën zyrtare të Presidencës.
Kërcënimi është dërguar më 15 prill, pikërisht në ditën kur Osmani kishte nisur konsultimet me liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje ndaj ngërçit institucional të krijuar pas dështimit të përsëritur për konstituimin e Kuvendit.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, thuhet në tekstin e emailit, i cili është marrë nga organet e sigurisë për hetime të mëtejshme.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Presidenca lidhur me këtë incident, ndërsa pritet që institucionet kompetente të sqarojnë rrethanat dhe të identifikojnë dërguesin e mesazhit.
















