Kërcënohet një çift nga Banjska e Zveçanit, i kërkohet largimi nga fshati
Një çift në Banjskë të Zveçanit po përballet me kërcënime të vazhdueshme nga tre të dyshuar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, një grua dhe bashkëshorti i saj, po kërcënohen nga të dyshuarit, të cilët kërkojnë largimin e tyre nga fshati. Ngjarja është raportuar më 19 shkurt 2025 rreth orës 13:00. Policia ka […]
Një çift në Banjskë të Zveçanit po përballet me kërcënime të vazhdueshme nga tre të dyshuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, një grua dhe bashkëshorti i saj, po kërcënohen nga të dyshuarit, të cilët kërkojnë largimin e tyre nga fshati.
Ngjarja është raportuar më 19 shkurt 2025 rreth orës 13:00. Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga prokuroria në procedurë të rregullt.
“Banjskë, Zveçan /19.02.2025-13:00. Dyshohet se viktima f/sh dhe bashkëshorti i saj m/s kosovar, janë duke u kanosur në vazhdimësi nga 3 të dyshuar m/s kosovar. Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga ankuesja dhe bashkëshorti i sajë që të largohen nga fshati. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.















