Kërcënoi një grua derisa ishte jashtë shtetit, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Një person është arrestuar të dielën në Kaçanik, nën dyshimin se e ka kërcënuar verbalisht një grua më 15 prill. Policia ka njoftuar se kanosja ka ndodhur përmes rrjeteve sociale, derisa i njëjti ishte jashtë shtetit

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një person është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin se më 15 prill ka kërcënuar verbalisht një grua.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur të hënën se kërcënimi është kryer përmes rrjeteve sociale, derisa i dyshuari ishte jashtë vendit.

“Kanosje – Kaçanik / 15.04.2024-12:10.  Me datën 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte jashtë shteti përmes rrjeteve sociale  me datën e lartëcekur e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit me vendim të prokurorit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika