Kërkesa për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, Mustafi: Arifi dhe Musliu nuk nënshkruan për protagonizëm politik

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka thënë se gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës para 10 vjetëve ishte më e mirë se tani

Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i ftuar në linjë direkte telefonike në emisionin FIVE, 16 mars 2023.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, përmes një deklarate të përbashkët, ngritën kërkesë zyrtare legjitime dhe të drejtë për reciprocitet në të drejtat ndërmjet serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit.

Por, kjo deklaratë nuk është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi dhe kryetari i LPD-së dhe nënkryetar i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu.

Në lidhje më këtë, ushtruesi i detyrës së i kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se ata që nuk e kanë nënshkruar deklaratën ku kërkohen të drejtat e shqiptarëve të Luginës, e kanë bërë për çështje të protagonizmit politik.

“Kërkesat kanë një mbështetje të gjerë madje kanë mbështetjen edhe të atyre që nuk e kanë nënshkruar, të cilët konsideroj që e kanë bërë për çështje të protagonzmit politik , edhe në deklaratën e përbashkët të vitit 2018 atëherë kur është autorizuar nga Qeveria, Presidenca dhe Parlamenti për ta trajtuar çështjen e Luginë së Preshevës zoti Arifi nuk e ka nënshkruar dhe nuk ka votuar për të. Pra, e bënë për çështje protagonzimi të tij por që unë besoj se të gjithë qytetarët e Luginë se mbështesin këtë kërkesë”, është shprehur ai në emisionin FIVE.

Po ashtu, ai ka thënë se me anë të kësaj deklarate kërkohet që të përfshihet në mënyrë zyrtare dhe serioze çështja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, duke e përmendur edhe që është momenti i duhur pasi ekziston mundësia për një marrëveshje të mundshme mes dy shteteve nga propozimi evropian.

Ndërkaq, ai ka deklaruar se shqiptarët e Luginës edhe pse kanë marrëveshje me përfaqësues të Qeverisë, por sipas tij janë neglizhuar, injoruar dhe “madje është shtruar diskriminimi dhe është bërë në mënyrë të strukturuar”.

Sipas tij, gjendja e shqiptarëve të luginës së Preshevës para 10 vjetëve ka qenë më mirë sesa që është tani.

“Ajo që për ne është e rëndësishme në këtë moment është të tërheqim vëmendjen e Bashkësisë Ndërkombëtare të SHBA-së, NATOS dhe OSBE-së për problemin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i cili nuk ka marrë epilog, madje pavarësisht që shqiptarët e Luginës kanë marrëveshje me përfaqësues së Qeverisë, por janë neglizhuar, shtruar diskriminimi dhe është bërë në mënyrë të strukturuar. Para 10 vjetëve kemi qenë më mirë sesa që jemi sot, e madje edhe vetë Komiteti i Helsinkit nga Beogradi e ka vlerësuar si spastrim etnik duke përdorur mjetet administrative”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu ai ka thënë Serbia nuk po tregon vullnet për zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës, por po kërkon që serbët në Kosovë të trajtohen në bazë të parimeve më të përdorura ndërkombëtare si reciprociteti dhe barazia dhe sipas tij, kjo është si duhet trajtuar edhe çështja e Luginës së Preshevës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika