“Kërkesat për krijimin e Asociacionit janë politike, presioni do të rritet”

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, teksa ka folur mbi krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ka thënë se kërkesat ndërkombëtare janë politike, ndërkaq avokati Shkëlzen Sopjani ka theksuar se presioni i ndërkombëtarëve lidhur me formimin e Asociacionit veç do të rritet

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, teksa ka folur mbi krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ka thënë se kërkesa ndërkombëtare janë politike dhe jo burimore.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Five’, në RTV Dukagjini, ku është diskutuar në lidhje me kërkesën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili ka thënë se ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet urgjentisht.

Kërkesat janë politike, nuk janë burimore nga përgjegjësitë e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare dhe kërkesat politike jo çdo herë në relacion me nevojën ligjore. Çështja e Asociacionit për pakicën serbe bie ndesh me nenin 3 të Kushtetutës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë një Asociacion i cili do t’i jep një lloj hyjnie pakicës serbe në Kosovës ku do të bie në ndesh menjëherë me nenin 3 të Kushtetutës së Kosovës”, tha Pula.

Në anën tjetër, avokati Shkëlzen Sopjani ka thënë se presioni për krijimin e Asociacionit veç se do të rritet.

“E shoh të nevojshme që institucionet e Kosovës ta shfrytëzojnë momentumin e 24 shtatorit dhe nuk duhet t’i shmangemi apo ta mënjanojmë në tërësi mundësinë e krijimit të Asociacionit pasi është kërkesë dhe presioni do të jetë duke u rritur”, tha ai.

Ndryshe, Hovenier ka shtuar se duhet të ketë kufizime, sepse beson se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika