Kërkimet për të pagjeturit, për herë të parë përdoret teknologjia “LIDAR”

Me iniciativë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe me ndihmën e Ambasadës Zvicerane dhe ekspertëve të Universitetit të Lozanës, për herë të parë në Kosovë për vlerësimin e lokacioneve të dyshuara për trupa të të pagjeturve është përdorur pajisja Lidar e shoqëruar me radarit depërtues tokësor i njohur si GPR

Për herë të parë në qiellin e Kosovës e vendosur në një dron, ka fluturuar pajisja speciale teknologjike e quajtur Lidar, duke e skanuar sipërfaqen e tokës në gjashtë lokacione ku dyshohet se mund të ketë trupa të të zhdukurve nga lufta e fundit.

Kjo pajisje nuk arrin të tregojë në radar eshtra ose përbërjen e brendshme të tokës, por e regjistron perimetrin e tokës ku ka forma të ç’rregullta, e që mund të jenë shkaktuar nga faktor të pazakontë.

“Ndërsa në lidhje me lokacionet që janë testuar, qoftë nga pajisja ose teknologjia LIDAR, apo edhe me kombinimin e radarit depërtues tokësor (GPR), varësisht edhe prej specifikave dhe të dhënave të tjera, ne jemi në fazën e vlerësimit dhe në komunikim me ekspertë të Universitetit të Lozanës, dhe besoj pastaj në ditët në vijim do ta shohim se si mund të procedohet tutje, pa përjashtu mundësinë që këto lokacione do të jenë pjesë e agjendës në kuptimin e gërmimit vlerësues”, ka deklaruar Kushtrim Gara – Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Kërkimet janë rezultat i insistimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, e që janë mundësuar falë ndihmës së Ambasadës Zvicerane, dhe janë realizuar me ndihmën e një ekipi të ekspertëve nga Universiteti i Lozanës.

Pajisje tjetër e përdorur në terren ka qenë edhe GPR, një lloj radari depërtues tokësor, i aftë të dallojë gjësendet ose format e pazakonta në rreth 1 metër thellësi, por jo eshtrat specifikisht.

“Edhe përdorimi i pajisjeve të tilla, pra siç është Lidari, radari depërtues tokësor, pamjet satelitore, pamjet ajrore, gjithsesi duhet të jenë edhe janë pjesë e agjendës së punës dhe angazhimit tonë, në mënyrë të veçantë po e them duke e pasur parasyh këtë çasjen politizuese të Serbisë”, ka theksuar Gara.

Sipas Garës do të shqyrtohen se cilat janë mundësitë e përdorimit të këtyre pajisjeve, dhe format se si mund t’i sigurojë Kosova. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të zbatimit të Deklaratës për Persona të Zhdukur, megjithëse Serbia, po i shmanget asaj.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika