Kërkohen 6 persona për krime lufte kundër popullsisë civile

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët dhe nga çdokush që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor. Të njëjtit kërkohen për krime lufte kundrejt popullësisë civile





Policia e Kosovës ka shpallur urdhër për kërkim të gjashtë personave për krime lufte kundrejt popullësisë civile.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se të kërkuarit janë AKSIĆ (Voimir) Ćedomir, DENIC (Slobodan) Dragan, JOVANOVIĆ (Milan) Stojan, PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub, RAĆIĆ (Janko) Dejan dhe . RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša.

“Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon Urdhër për  Shpalljen në Kërkim të Pandehurve. Personat e shpallur në kërkim janë: AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960, DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967, JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961, PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969, RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974 dhe RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974”, thuhet në njoftim gjersa theksohet se të  pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika