Kërkohet depolitizim i çështjes së personave të pagjetur të luftës

Familjarët e të pagjeturve janë bashkuar në një apel drejtuar Beogradit, Prishtinës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, duke kërkuar depolitizimin e çështjes së të pagjeturve

Në Prishtinë e Beograd familjarët e të pagjeturve po kërkojnë depolitizimin e çështjes së të pagjeturve.

Ata kanë apeluar kërkesën drejt bashkësisë ndërkombëtare. Familjarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre që ky proces po shkon ngadalë. Lista e integruar e personave të zhdukur arrin numrin në 1600.

Familjarët e të pagjeturve janë bashkuar në një apel drejtuar Beogradit, Prishtinës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, duke kërkuar depolitizimin e këtij problemi.

Familjarët e të pagjeturve serbë dhe shqiptarë thonë se të drejtat e tyre nuk respektohen tash e 25 vjet.

“E dimë se politika duhet të largohet gjithqysh prej kësaj gjendjeje, të cilën e kanë bllokuar në Bruksel, edhe në të gjitha takimet ku janë me rëndësi për zbardhjen e fatit të pagjeturit, politika nuk e lenë në aspektin human, njerëzor, se ne mendojmë se kjo duhet të jetë pjesë humane”, tha për RTK Bajram Qerkinaj, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur.

“Me forca të përbashkëta mund të ndikojmë që të gjithë faktorët të bëhen seriozë dhe profesionalë. Nëse ndonjë palë refuzon, i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi atë pale, që ajo te aprovojë zgjidhjen e një procesi të tillë. Nuk ka asgjë që duhet ta ndalë këtë proces”, tha Natasha Shqepanoviq, nga Shoqata e Serbëve të Zhdukur nga Kosova.

Lista e integruar e personave të zhdukur përmban emrat e më shumë se 1600 personave.

Familjarët janë të pakënaqur me procesin e ngadaltë në identifikimin dhe zhvarrosjen e të dashurve të tyre. Ndërsa, sot është njoftuar se mund të ketë një lëvizje përpara.

“Pas tre vjetësh bllokadë, do të mbahet seanca e punës e Grupit punues me 31 janar, ku do të flitet për arkivat, identifikimet dhe shkëmbimin e informacioneve për lokacionet. Presim që pas këtij takimi të mbahet edhe mbledhja e Grupit punues, në të cilën do të jenë të pranishëm edhe krerët e delegacioneve”, tha Vesna Boshkoviq nga Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë.

Familjet e të zhdukurve kërkojnë që të sigurohen pamjet satelitore të terrenit, të hapen arkivat, statusi i viktimave civile të rregullohet ligjërisht. Sipas tyre, zbardhja e fatit të personave të pagjetur është parakusht për progres dhe pajtim./RTK

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika