Kërkohet dorëheqja e Imri Ahmetit pas arrestimit të 9 zyrtarëve

Hetim të të gjithë tenderëve në komunën e Lipjanit, ka kërkuar opozita në këtë komunë pas arrestimit të 9 zyrtarëve, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në projektin e ndërtimit të fushës së futbollin në Magure. Lëvizja Vetëvendosje e PDK-ja, kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti, derisa Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e zyrtarëve komunal, që dyshohet se dmëtuan buxhetin lokal për rreth 300 mijë euro

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, (VV-ja, foto ilustrim)

Dorëheqjen e kryetarit i komunës së Lipjanit, e kanë kërkuar partitë opozitare, pas arrestimit të 9 zyrtarëve nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Një ditë më parë, prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi se 9 zyrtarë të kësaj komune, janë arrestuar pasi që të njëjtit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit teknik, kanë bërë pranimin e punimeve kinse të përfunduara të kësaj fushe futbolli, në Magurë të Lipjanit.

Të njëjtit sipas organit të akuzës, kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ dhe ‘mashtrimi’, për çka edhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Megjithatë përveç njoftimit për paraburgim, Prokuroria nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, në përgjigjen dërguar televizionit.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj nëntë (9) personave për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Mashtrimi”, sipas KPRK-së”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan e edhe nga PDK, kanë kërkuar dorëheqjen e Ahmetit, duke ngritur dyshime se ai, është i përfshirë në këtë rast e edhe në raste të tjera.

“Ka vite që në Lipjan është sekret publik që kryetari i komunës operon nëpërmjet personave të caktuar, zyrtar të komunës, njerëz të besueshëm të tij në dhënien e tenderëve, realizimin e projekteve me cilësi të ulët, mbylljen e projekteve të papërfunduara, dhënien e lejeve për ndërtim. Logjika e mendësia e njëjtë, sikurse te Stadiumi i Magures, është e pranishme kudo në projektet e komunës”, ka thënë Shahadije Dragaqina – Bikliqi, nga LVV.

“Ftojë prokurorinë, policinë për krime ekonomike që të hetojnë, të gjithë tenderët e komunës së Lipjanit, sepse kemi dyshime për kurdisje të tenderëve”, ka thënë Hyzer Rizani, nga PDK.

Arrestimin e zyrtarëve komunal, e kanë mirëpritur edhe ata të cilët më së shumti iu gëzuan ndërtimin e kësaj fushe, të cilët thonë se përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.

“Unë e konsideroj të arsyeshmem, veprimin se duhet me u gjet fajtori, deshëm apo nuk deshëm, këto janë mjete e tona, e kemi pritur shumë me gëzim fillimin e punimeve për këtë fushë, duke shpresuar se fëmijët tanë do merren me aktivitete sportive”, ka thënë Abedin Hajzrollaj, përfaqësues i shkollës së futbollit ‘Minatori’.

RTV Dukagjini ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të komunë së Lipjanit gjatë ditës, mirëpo të njëjtit kanë thënë se kryetari Imri Ahmeti, është në pushim mjekësor, dhe se për këtë çështje komuna ka lëshuar një komunikatë për media ditën e djeshme.

9 zyrtarët e komunës, të cilët kryesisht kanë qenë punonjës në drejtorin e Urbanizmit, dyshohen se buxhetit të shtetit i kanë shkaktuar dëm në vlerë deri në 300 mijë euro.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika