Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se ka bërë kërkesë për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.

Këtë kërkesë ia ka drejtuar Katedrës së Albanologjisë, Universitetit të Beogradit, Fakultetit të Filologjisë.

“Me kërkesë të njëjtë iu drejtova dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Përveç kësaj, kërkova edhe takim për t’i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë,” shkruan Lutfiu.

Sipas tij, kjo përbën interes edhe për qytetarët.