Kërkohet nga Gjykata e Lartë që të pezullohet vendimi për ekstradimin e Adriatik Llalla

Adriatik Llalla ishte dënuar më dy vite burg nga Gjykata e Posaçme

Adriatik Llalla në SPAK

I dënuari, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i është drejtuar, Gjykatës së Lartë, me një kërkesë që kjo e fundit ta pezullojë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Kërkesa e tij vije pak ditë para se të bëhet shqyrtimi i çështjes.

Ish-kryeprokurori Llalla

Sipas pretendimeve të Llalla-it burgosja e tij mund t’ia përkeqësonte shëndetin. Pasi ky i fundit vuan që një kohë të gjatë nga një sëmundje.

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) e kishte shpallur në kërkimi ndërkombëtarë ish-kryeprokurorin Llalla, por vetëm një ditë kishte kaluar, kur i menjëhershëm kishte qenë reagimi i avokatit  të tij.

Ilustrimi

Ku ju kishte drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dy vite.

Llalla pas lëshimit të fletë arrestit ndërkombëtarë, ishte vetë dorëzuar autoriteteve Italiane, ku ndodhet ende në Itali.

Por është nën ethe së çfarë vendimi do të marrë gjykata më 22 prill lidhur me ekstradimin e tij.

Llalla akuzohet për katër vepra penale, përkatësisht për pastrim të produkteve të veprës penale, shpërdorimit të detyrës, mosdeklarimit të të ardhurave, si dhe mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi.

Në mars 2018, për herë të parë kanë filluar procedurat penale ndaj ish-kryeprokurorit Llalla nga ana e Prokurorisë së Durrësit dhe se procesin e kishte marrë për sipër SPAK pasi që lënda kishte kaluar tek Krimet e Rënda.

Pasi përfundoi mandatin e kryeprokurorit, Llalla kishte dhënë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë dhe nuk i është nënshtrua vettingu-t.

Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka shpallur atë persona non grata, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.

Më 20 maj të vitit 2021, Llalla është dënuar nga Gjykata e Posaçme me dy vjet burg, dhe për pesë vite i është mohuar të punoj në çdo post publik.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika