Një i dyshuar gjendet në kërkim nga Policia e Kosovës për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij, informatë pas së cilës, policia i kishte kontrolluar shtëpinë. Në këtë të fundit kishte gjetur armë dhe municion.

“Armëmbajtje pa leje dhe kanosje në Shtërpcë/Me datën 26.04.2023, rreth 18:36 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i kanosjes. Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.D (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit”, thuhet në raport.


Bëhet e ditur se Policia e stacionit në Shtërpcë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është në kërkim të personit të dyshuar. Ndërkaq, rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje dhe kanosje”.