Kërkohet paraburgim ndaj burrit e gruas që dyshohen për trafikim të katër vajzave

Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për një burrë dhe një grua të dyshuar për trafikim me njerëz.

Të dyshuarit janë identifikuar si E.S. nga Lipjani dhe V.H. nga Ferizaj.

Sipas Prokurorisë, nga gushti i vitit 2024 deri më 15 mars 2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të pandehurit, në bashkëpunim, kanë marrë pjesë në trafikimin e njerëzve me qëllim përfitimi të kundërligjshëm. V.H., në koordinim me E.S., përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, bashkëpunonte me pronarin faktik të vilave, duke siguruar klientëve femra për shërbime seksuale në këmbim të parave, të cilat më pas i përvetësonin për vete.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji gusht i vitit 2024 e deri  me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të villave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, me këtë kishin për të kryer veprën penale në bashkëkryerjeje  dhe në vazhdim “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Më 15 mars, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë kryer këtë veprimtari të kundërligjshme ndaj katër viktimave femra kosovare, duke i trafikuar dhe shfrytëzuar për përfitime financiare.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të marrin një vendim për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika