Kërkohet paraburgim ndaj burrit që vrau gruan e tij në Pejë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit që vrau gruan e tij sot në Pejë.

Në emisionin “FIVE”, Nikçi ka thënë se seanca është caktuar të mbahet sot nga ora 19:30 në Gjykatën Themelore në Pejë.

“Po e kemi dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca mbahet sot nga ora 19:30 në Gjykatën Themelore në Pejë”, ka deklaruar Nikçi.

Sot, një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Nikçi ka thënë se vrasja është kryer në mënyrë makabre dhe se ka ndodhur rreth orës 08:15 në një banesë në qendër të qytetit.

“Vrasja ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës, në një banesë, rreth orës 08:15, ku menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Vrasja është kryer në mënyrë makabre. Personi i dyshuar është paraqitur në stacionin policor dhe të njëjtit i është sekuestruar arma dhe është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë fillimisht, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është larguar nga aty për t’u dërguar për obduksion në IML. Më shumë nuk mund t’ju njoftojmë pasi rasti është i ndjeshëm”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika