Kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve për grabitje të armatosur
Është kërkuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj që Gjykata Themelore e Ferizajt të caktojë masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R.,M.B., dhe F.G.,. Në një njoftim, thuhet se ekziston dyshimi ndaj grupit të pandehurve se të njëjtit kanë kryer grabitje të armatosura në pika të ndryshme të karburanteve. “Sipas […]
Është kërkuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj që Gjykata Themelore e Ferizajt të caktojë masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R.,M.B., dhe F.G.,.
Në një njoftim, thuhet se ekziston dyshimi ndaj grupit të pandehurve se të njëjtit kanë kryer grabitje të armatosura në pika të ndryshme të karburanteve.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit duke vepruar si grup i përbashkët, kanë kryer grabitje të armatosura në pika të ndryshme të karburanteve në lokacione të ndryshme, si dhe në zyrat e KEDS në Shtime, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ne bashkëkryerje ‘Grabitje’ nga neni 317 paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka sekuestruar disa prova materiale.
“Po ashtu, në vendin e ngjarjes, nga Policia si prova materiale janë sekuestruar: Pistoleta e tipit F.B, nr 15567 me një karikator dhe 7 copë fishekë të kalibrit 9 mm, pistoletë pa nr.serik me 2 karikatorë 15 copë fishekë te kalibrit 9 mm, një kapelë e zezë dhe një palë dorëza të punës dhe një (1) jelek antiplumb”, thuhet në njoftim.
Të pandehurit Xh.S., Sh.R.,M.B., dhe F.G., me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.















