Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që ushtroi dhunë ndaj shtetases hungareze

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë ndaj të dyshuarit që ushtroi dhunë ndaj shtetases hungareze me të cilën bashkëjetonte, e cila ishte shtatzënë

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Të mërkurën e 31 gushtit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Më 26 gusht 2022 në Gjakovë, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, T. J. G. (shtetase hungareze), viktimë e ndjeshme ,grua shtatzënë, me të cilën ishte duke bashkëjetuar”.

Më tutje, në raportin mjekësor të lëshuar nga reparti i emergjencës së Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, thuhet se për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj në vazhdimësi nga i pandehuri, e dëmtuara kishte dalë nga shtëpia dhe kishte tentuar që të ikte për në shtetin e saj në Hungari. Asaj i është vënë pas i pandehuri duke e kthyer dhunshëm në shtëpi, të cilën e mbyll në dhomë, duke e goditur me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 30 gusht 2022.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika