Kërkohet paraburgim për një të dyshuar, ndihmoi në kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”

Është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin A.V., pasi i njëjti dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”

Fotografi ilustruese

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin A.V., pasi i njëjti dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

I pandehuri A.V. dyshohet se me datë 18 shkurt 2024, me të pandehurin I.K., së bashku traktorin e vjedhur në fshatin Tërnac të Skenderajt, përmes rrugëve ilegale malore e dërgojnë në Serbi.

“Për këtë rast, me datë 05 mars janë ndaluar të pandehurit P.S., dhe V.K., për të njëjtit me datë 06 mars Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve të lartë cekur është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërkaq në arrati gjenden edhe të dyshuar tjerë”, thuhet në njoftim.

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.V., pritet të mbahet sot, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika