Kërkohet që të mos ketë afat të verifikimit për viktimat e dhunës seksuale

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë po vazhdojnë të ballafaqohen me shumë probleme. Organizatat kërkojnë të mos ketë afat të verifikimit të statusit të tyre

Për ndryshimin e ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, mjafton të ketë vullnet për ta votuar në Kuvend. Kështu ka thënë kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje. Ky komision gjatë vitit është takuar me disa viktima, të cilave u është refuzuar njohja e statusit. Nga ana tjetër, organizatat kërkojnë të mos ketë afat të verifikimit të statusit të tyre.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë po vazhdojnë të ballafaqohen me shumë probleme. Edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga përjetimi i këtij krimi, shumë prej tyre hezitojnë të deklarohen.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, tha se ky komision ka dëgjuar ankesat e 5 viktimave, të cilave u është refuzuar njohja e statusit nga komisioni verifikues.

“Komisioni ka kërkuar disa prova nëpër trup. Ne mendojmë që kriteret që kërkon komision janë shumë radikale, Ka ende viktima të cilat nuk janë të kënaqur, viktima e fundit ka pasur gjendje emocionale“, tha ajo.

Ndërsa, për ndryshimet ligjore, Balje tha se anëtarët e komisionit por të drejtat e grave po mundohen që të bëjnë gjithçka për viktimat.

“Kemi marr një vendim me përcjellë punën e komisionit…Po bashkëpunojmë mirë, asnjëherë nuk kanë refuzu”, tha ajo.

Ndërsa, Feride Rushiti tha se të mbijetuarit e dhunës nuk posedojnë dokumente, sepse kanë qenë rrethana lufte.

Viktimat e dhunës seksuale i kanë zhdukur zhurmët për shkak të familjarëve, Rushtiti veçoi disa nga problemet me të cilat po ballafaqohet viktimat, ndër to edhe mungesa e  beneficioneve të cilat janë të parapara me ligj, qoftë shërbime shëndetësore, qoftë pajisje me kartela.

Sipas standardeve, Rushiti tha se të mbijetuarve u është siguruar  kontakti me komision ndërsa në komision duhet të jenë prezent 3 persona, përfshirë psikolog dhe mjek, derisa shtoi se kërkesat e komisionit me kohë janë shtuar.

Personave që janë refuzuar, sipas Rushitit, duhet t’u jepet mundësia për riaplikim./RTK

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika