Kërkohet reagim urgjent për problemet me WhatsApp-in

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, kërkoi reagim urgjent institucional ndaj raportimeve për probleme me llogaritë në WhatsApp. Shqetësime të ngjashme ngritën edhe deputeti Mefail Bajqinovci dhe sipërmarrësi Darsej Rizaj, ndërsa shkaku i problemeve ende nuk është konfirmuar teknikisht

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, u ka bërë thirrje institucioneve të verifikojnë me urgjencë raportimet për probleme me sigurinë e llogarive në WhatsApp dhe t’i informojnë qytetarët për masat mbrojtëse.

Sadiku, i cili drejton edhe një kompani të teknologjisë informative, tha se problemi mund të jetë më i gjerë sesa kishte menduar fillimisht. Ai kërkoi që institucionet përgjegjëse të kontaktojnë partnerët ndërkombëtarë dhe kompanitë përkatëse për të sqaruar çfarë po ndodh.

Sipas tij, janë raportuar tentativa për marrjen e llogarive, të dhënave personale dhe kodeve të verifikimit, përfshirë ato që lidhen me shërbimet bankare. Ai propozoi të shqyrtohen edhe masa të përkohshme ndaj SMS-ve të dyshimta, nëse verifikimi teknik tregon se janë të nevojshme.

“Nuk dua të krijoj panik, por kjo nuk duhet të neglizhohet. Duhet reagim institucional, verifikim teknik i asaj që po ndodh dhe njoftim i menjëhershëm i qytetarëve se si të mbrohen”, u shpreh Sadiku.

Për probleme me llogarinë e tij në WhatsApp shkroi edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili kërkoi informacion se çfarë po ndodh.

Shqetësimin e kishte ngritur më herët në rrjetet sociale Darsej Rizaj, bashkëthemelues i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs”. Ai tha se edhe biznese të shumta kishin raportuar probleme të ngjashme.

Shkaku dhe përmasat e problemeve të raportuara nuk janë konfirmuar teknikisht. Qytetarëve u është bërë thirrje të mos i ndajnë me të tjerët kodet e verifikimit që marrin përmes SMS-ve dhe të mos hapin lidhje të dyshimta.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika