Kërkohet seancë e jashtëzakonshme, Gashi: Qeveria i ka dhënë 350 tenderë njëburimorë
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se kërkesa e tyre ka qenë mbajtja e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimorë. Gashi ka thënë se Qeveria Kurti i ka dhënë rreth 350 tenderë njëburimorë dhe, sipas tij, janë një burim korrupsioni. “Më kërkesë […]
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se kërkesa e tyre ka qenë mbajtja e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimorë.
Gashi ka thënë se Qeveria Kurti i ka dhënë rreth 350 tenderë njëburimorë dhe, sipas tij, janë një burim korrupsioni.
“Më kërkesë të deputetet Hykmete Bajrami dhe me mbështetjen e 38 deputetëve, u kërkua që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimorë që i ka dhënë Qeveria dhe është thyerje e çdo rekordi. Tenderët njëburimorë konsiderohen si një burim i madh korrupsioni. 350 tenderë njëburimorë janë dhënë deri tash. Ne konsiderojmë që kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend, dhe do të iniciojmë edhe formimin e një komisioni hetimor”, ka thënë Gashi.















