Kërkohet “Vetting” në arsim, qeveria pa përgjigje

Proces të “vettingut” dhe përjashtim të plagjiatorëve nga Universiteti i Prishtinës, kanë kërkuar 35 organizata të shoqërisë civile në një deklaratë të përbashkët drejtuar Qeverisë së Kosovës. Gjithë ky bashkim erdhi pasi pati ankesa në zgjedhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe nga mospërjashtimi i profesorëve të cilët nga Këshilli i Etikës së UP-së janë shpallur plagjiatorë

Ilustrim

Po insistohet për “Vetting”,  por kësaj radhe jo në drejtësi.

35 organizata të shoqërisë civile janë mbledhur e po kërkojnë “Vetting” në arsim nga Qeveria e Kosovës.

Krejt kjo ka ardhur pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, proces të cilin e konsiderojnë politik.

Gjithashtu, ata janë të indinjuar për mospërjashtimin e profesorëve të cilët nga Këshilli i Etikës së UP-së janë shpallur plagjiatorë.

Organizata iniciuesi e kësaj kërkese, ORCA, e sheh si të domosdoshme vettingun edhe në arsim.

Dibran Hoxha, ORCA

“Nëse ka vullnet politik për me shty vettingun në arsimin e lartë përpara, të gjithë stafet akademike në të gjitha Universitetet publike do futeshin në një lloj filtri për me i pa përgatitjet e tyre akademike dhe profesionale e për me pa integritetin e tyre akademik. E kur do që të ketë procese kaq të rëndësishme siç ishte Këshilli Drejtues atëherë me Vettign në arsim do kishte gjasa më të ultë të ishin pjesë persona si Selim Bezeraj apo Rifat Krasniqi”, ka thënë Dibran Hoxha nga organizata ORCA.

Ndërsa, zyrtarë të tjetrës organizatë mbështetëse të kësaj iniciative, ETEA, tregojnë arsyet e nënshkrimit të kësaj kërkese drejtuar Qeverisë.

Agron Ahmeti, ETEA

“Kjo ka të bëjë me interesin tonë meqenëse ky staf akademik përgatitë mësimdhënësit që janë përgjegjësit për ngritjen e kapaciteteve, aftësimin e gjeneratave të reja në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar”, ka deklaruar Agon Ahmeti nga organizata ETEA.

Televizioni ka kërkuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës nëse do të merret parasysh kjo kërkesë por ata si shumicën e herëve, nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika