Kërkohet zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë nga regjimi serb

Asnjë hap nuk është bërë për të zhdukurit me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, viktimat “po thërrasin”

Drejtuesi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini

Në përkujtim të të zhdukurve me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka vendosur kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.

Drejtuesi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini, i cili përfaqëson familjet e të pagjeturve, ka thënë para mediave se në Bruksel ende nuk është bërë asnjë hap drejt zbardhjes së fatit të familjarëve të zhdukur.

“Brukseli s’do të mund ta zgjedhë problemi, po zvarritet problemi nga Serbia për shkak se nuk ka shanse, nuk është e mundur që me këtë taktikë që 20 vjet të merret një vendim. Këto janë për të na mbajtur peng neve familjarëve të të pagjeturve”.

Pas homazheve, Qerkini ka theksuar se viktimat “po thërrasin” që mbetjet e tyre mortore të gjenden e të rivarrosen në vendet e tyre, por që end enuk dihet lokacioni se ku janë varrosur.

Qerkini: Qeveria të kujdeset më shumë edhe për familjarët e të zhdukurve | Ekonomia Online
Drejtuesi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini

“Është mirë që pas 23 vjetëve nuk po harrohen edhe 1612 persona që ende nuk janë gjetur, nuk po harrohen edhe familjet që gjithmonë janë duke qarë dhe duke i kërkuar të dashurit e tyre. Nuk po harrohen edhe ata që po na thërrasim o hajdeni na merrni, e ne jemi ata që nuk po e dimë se ku janë”, ka thënë Qerkini.

Ai ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të luten për familjarët që ende janë në pritje të më të dashurve të tyre.

“Thuani o zot ndihmo këta njerëz, dhe vetëdijëso vendorët dhe ata ndëkrombëtarët për zbardhjen e fatit të pagjeturve”, shtoi ai.

Homazhe pranë kësaj përmendoreje ka bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili më pas do të vazhdojë drejt Mejës së Gjakovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Të mërkurën e 27 prillit, në Kosovë po shënohet Dita e të Pagjeturve, ku fati i më shumë se një mijë e 600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë ende nuk dihet.

Të zhdukurit me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë

Po ashtu, më 27 prill po shënohet edhe përvjetori i 23-të i masakrës së Mejës në Gjakovë, ku në vitin 1999, 376 persona u vranë e masakruan nga forcat serbe në mënyrë mizore.

Ndryshe, 23 vjet më parë, brenda pak orësh është kryer ekzekutimi dhe një ndër masakrat më të të mëdha në Kosovë.

Forcat serbe kishin rrethuar Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës, ku vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës ishin lënë të hapura.

Në rreth 15 fshatra të Gjakovës kishte filluar ekzekutimi i të gjithë djemëve dhe burrave, shtpëi për shtëpi.

Paslufta në Kosovë

Disa nga mbetjet mortore të viktimave janë gjetur në varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.

Në këtë ngjarje, ishin masakruar 36 djemë nën moshën 18 vjeç.

Provat e Tribunalit të Hagës tregojnë se më shumë se 30 oficerë dhe trupa serbe “ishin të përfshirë ose dinin rreth” masakrës së Mejës dhe “nuk bënë asgjë për ta ndaluar atë ose për të ndëshkuar ata që kryen krime”.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

Shënohet Dita e të Pagjeturve, kujtohet masakra e Mejës në Gjakovë

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika