Kërkoi ndihmë brenda pishinës, vdes një person në Istog

Ka vdekur një burrë në Banjë të Istogut, i cili gjatë kohës që ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë nga shpëtimtari i pishinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Banjë të Istogut të shtunën.

Sipas njoftimit të Policisë thuhetse viktima kishte kërkuar ndihmë derisa ishte në pishinë dhe fillimisht është ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës.

Më pas është dërguar për në Spitalin e Pejës, por nga atje është konstatuar vdekja e tij.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulancë ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika