“Kërkova anulimin e konkursit” – Këshilltarja britanike e Kurtit tregon pse dha dorëheqje nga Zyra për Komunitete
Elizabeth Gowing ka bërë të ditur se nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltares së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjen e komuniteteve. Përmes një reagimi në Facebook, ajo tha se e ka të pamundur të vazhdoj bashkëpunimin me Zyrën për Çështjen e Komuniteteve për shkak të disa parregullsive që ajo i ka […]
Elizabeth Gowing ka bërë të ditur se nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltares së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjen e komuniteteve.
Përmes një reagimi në Facebook, ajo tha se e ka të pamundur të vazhdoj bashkëpunimin me Zyrën për Çështjen e Komuniteteve për shkak të disa parregullsive që ajo i ka hasur.
Zyra për Çështjen e Komuniteteve sipas saj e ka shpallur një konkurs prej gjysmë milioni euro për OJQ-të dhe mediat në përkrahje të komuniteteve. Kusht për të qenë përfitues sipas Gowing ishte që fituesit të dëshmojnë se kanë bazë në komunitet.
“Sipas rregullores se Ministrisë se Financave 2017/4 për financimin e OJQ-ve, te emëruar politike (siç jam unë) nuk munden me marre pjese ne proces te vlerësimit te aplikimeve. As nuk kam dite kush ka aplikue. Komisioni për vlerësimin e aplikimeve është përbërë nga 3 shërbyes civil dhe 2 eksperte te jashtëm qe janë te përzgjedhur nga një komisioni tjetër te shërbyeseve civil”, tha ajo.
Goëing theksoi se në listën e përfituesve ka gjetur shumë pak organizata të njohura për punë me komunitetet dhe se vetëm tri prej tyre kanë bazë në komunitet.
Ajo pastaj ka kërkuar që ky konkurs të anulohej por një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh. Kjo ishte arsyeja e dorëheqjes së saj për shkak të parregullsive të konkursit dhe ndarjes së mjeteve sipas saj pa meritë.
“Jam lajmërua për rezultatet e vlerësimit te tyre kur kane dale ne websajtin e ZKM-se. Aty kam gjete shume pak organizatat te njohura për pune me komunitetet, dhe kur i kam kontrollue ne regjistrin publik te OJQ-ve, kam gjete vetëm 3 qe kane një baze ne komunitet, sipas informate ne statute qe shpallet aty. Kam kërkuar opinion ligjor nga Zyra Ligjore për mundësi me anulue një konkurs qe ndan mjetet e shtetit ne këtë mënyrë, dhe isha lajmërua se vetëm Komisioni i Ankesave mundet me e anulu këtë konkurs. Kur kuptova te hënën qe komisioni nuk do ta anuloje konkursin, i kam lajmëru qe nuk mundem me vazhdue pune me Zyre për Çështje te Komuniteteve. Nuk mundem me mbajte integritetin tim dhe me mbrojte vendimin e komisionit vlerësues për ndarjen e atyre mjeteve”, tha ajo.















