KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS)

KESCO ka njoftuar se vetëm në 11 ditëshin e parë të muajit prill, është importuar rreth 5.4 milionë euro energji elektrike.

Sipas njoftimit, rënia e temperaturave dhe pamjaftushmëria e mbulimit të konsumit nga prodhimi vendor, ka ndikuar që të importohet energji elektrike në këtë vlerë.

“Brenda këtyre datave prodhimi vendor nuk ka mbuluar të gjithë nevojën për konsum, ndërsa piku më i lartë i regjistruar në këtë periudhë ka arritur deri në 1100 MW\h. Rrjedhimisht, importi ka qenë i domosdoshëm për të mbuluar këtë diferencë në mes konsumit dhe prodhimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se konsumi mesatar ditor ka arritur deri në 19,500 MWh, ose 810 megavat në orë, kurse çmimi në berza ndërkombëtare është mbi 130 euro për megavat/orë”.

“Në këto rrethana ajo se çfarë është e rëndësishme për të gjithë sistemin, është vazhdimi i kursimit të energjisë. Pra, të gjitha këshillat e ndara se si të kursehet energjia elektrike duhet të jenë pjesë e përditshmërisë sonë, sidomos në periudha të tilla kur pasojat e krizës energjetike globale kanë prekur rëndë të gjithë sistemin elektroenergjetik. Pavarësisht të gjitha pengesave të cilat dalin rrugës, ne gjithmonë do të bëjmë më të mirën tonë për të pasur furnizim stabil dhe të qëndrueshëm për konsumatorët tanë”, thuhet tutje.

Ndryshe, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që nga 1 prilli ka vendosur që faturat e energjisë elektrike të rriten për 15.4 për qind.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika