Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e uron Kosovën për liberalizimin e vizave

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka vlerësuar se integrimi i Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare është veprimi më i rëndësishëm, që do të garantonte sigurinë në rajon dhe më gjerë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizmin e vizave dhe lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

“Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës si gjithmonë dëshmuan se, nuk heqin dorë nga rrugëtimi drejt integrimeve euroatlantike, përkundër pengesave të shumta që dalin gjatë këtij rrugëtimi”, thuhet në postimin e tyre.

Në postim thuhet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është shprehur krenar që liberalizimi i vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës ka qenë prioritet në agjendën e vet.

“Republika e Kosovës është shembull i demokracisë për tërë rajonin, e cila po dëshmohet çdo ditë e më shumë, si dhe qytetarët e saj, e merituan lëvizjen e lirë për një kohë të gjatë”, thuhet tutje në postim.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se integrimi i Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare e, sidomos, anëtarësimi në NATO, është veprimi më i rëndësishëm, që përfundimisht do të garantonte sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika