Këshilli i Prindërve i drejtohet SBAShK-ut: A mund të ndjeheni krenarë me grevën?

Pas pezullimit të grevës, Këshilli i Prindërve ka reaguar duke thënë se pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBAShK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, "e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?"

Këshilli i Prindërve të Kosovës





Këshilli i Prindërve ka reaguar me rastin e pezullimit të grevës në arsim. Me anë të një postimi, Këshilli i Prindërve kanë rikujtuar kërkesat që kishin nga SBAShK-u.

“Dy kërkesa i kishim: 1) Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor, dhe 2) Që SBASHK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të paafat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBASHK-un”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve.

Në njoftimin e Këshillit të Prindërve thuhet se “kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë “nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë”.

Këshilli i Prindërve ka përfunduar duke shtuar se pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBAShK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, “e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika