Këshilli i Prindërve kërkon që të premten të përfundojë viti shkollor, shkak temperaturat e larta

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte. Pasi që shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit tek nxënësit thuajse ka përfunduar, andaj edhe është kërkuar që të premten të përfundohet viti shkollor

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar shkurtimin e orarit në institucione dhe shkolla të cilat nuk kanë kondicioner, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë. Sipas IHMK-së, orët mësimore duhet të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani në 30 minuta.

Lidhur me këtë rekomandim, të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini janë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Shpresa Krasniqi, doktoreshë, si dhe Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve.

Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve, përpos rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe IHMK-ja, ka thënë se Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte, pasi, sipas Islamit, shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit te nxënësit ka përfunduar.

“Duke i parë kushtet aktuale të shkollave dhe mungesa e klimatizimit në shumicën e shkollave dhe temperaturat e larta, procesi mësimore ka filluar që orët të shkurtohen. Ky rekomandim pritet të miratohen nga MASHT-it dhe do të shkurtohen orët, pasi është edhe fundi i vitit shkollor dhe nesër të jetë dita e fundit e mësimit. Të premten dhe të hënën do të ketë mësim, por kërkojmë që nesër të përfundohet pasi vlerësimi i nxënësve thuajse ka përfunduar”, ka thënë Islami.

“Rekomandimi për shkurtimin e orëve mësimore nga 45 minuta në 30 minuta”, Besim Aliu nga IHMK-ja ka theksuar se kanë marrë parasysh rekomandimet e IKSHPK-së, andaj kanë kërkuar që të zvogëlohet ora e mësimit dhe “mosekspozimi” në rrezet direkte të diellit, duke mos rrezikuar fëmijët për ndonjë simptomë të mundshme.

“Stina e Verës do të fillojë sonte në 22:50, temperaturat kanë qenë të larta. Ky muaj zakonisht ka mbizotëruar temperaturat e larta mbi 30+ gradë celsius. Nuk kemi vranësira dhe lagështira të ajrit është e ulët rreth 30% dhe kemi erë të vogël të qarkullimit. Ditët vijuese do të jenë +35-36 gradë celsius.  Nuk parashihet të kenë reshje të shiut. Do të kemi më pak reshje atmosferike sesa avullim. Nga ora 10;00 deri 17:00 të mos i ekspozohemi rrezet të diellit ose të jemi me maska mbrojtëse, si sinjal për të kërkuar zvogëlimin e orëve të mësimit”, ka thënë Aliu.

E doktoresha Shpresa Krasniqi ka thënë se duhet të kemi shumë kujdes për rreziqet potenciale që mundet t’i sjellin temperaturat e larta, shkaku të mos kemi ndonjë telash shëndetësor. Ajo ka shtuar se procesi mësimor rekomandohet që të zhvillohet në orët e hershme të paradites ose në orët e pasdite.

“Simptomat mund të jenë si: dehidratim, plogështi, marramendje, pastaj ka filluar të shfaqet rotavirusi tek fëmijët e vegjël”, ka deklaruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika