Këshilli i Prindërve përkrah vendimin e SBASHK-ut për grevë

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka përkrahur vendimin e SBASHK-u për grevë njëditore

Ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës (KPK) ka reaguar me një ditë vonesë pas njoftimit nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) se të premtën nuk do të ketë mësim për shkak të protestës së punëtorëve të arsimit.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka arsyetuar veprimet e SBASHK-ut, duke thënë se vonesa në miratimin e Ligjit të Pagave dhe moszhvillimi i dialogut social Qeveri-Sindikata është duke nxitur reagimin edhe të të punësuarve në sektorin e arsimit, qoftë përmes protestave e grevave, të drejta këto që u janë garantuar me ligj.

Siç thuhet në njoftim, SBASHK-u ka argumente valide për nivelin e pamjaftueshëm të pagave në arsim dhe të drejtën ligjore për të marrë masa të tilla, ndërkaq prindërit, bashkë me fëmijët janë pala e vetme e dëmtuar në këtë proces dhe pa mjete ligjore për të mbrojtur të drejtat kushtetuese.

SBASHK

Ky është reagimi i Këshillit të Prindërve

Qëndrim i Këshillit të Prindërve të Kosovës për moszhvillimin e mësimit sot në arsimin publik.

Këshilli i Prindërve i Kosovës vlerëson se vonesa në miratimin e Ligjit të Pagave dhe moszhvillimi i dialogut social Qeveri-Sindikata është duke nxitur reagimin edhe të të punësuarve në sektorin e arsimit, qoftë përmes protestave e grevave, të drejta këto që u janë garantuar me ligj.

Por, ndërsa Qeveria nuk lëviz në miratimin e Ligjit të Pagave sipas premtimeve të dhëna nga vetë ajo, e njëkohësisht nuk interesohet për dialogun social; dhe nga ana tjetër SBASHK-u ka argumente valide për nivelin e pamjaftueshëm të pagave në arsim dhe të drejtën ligjore për të marrë masa të tilla veprimi; ne si prindër, bashkë me fëmijët tanë, jemi pala e vetme e dëmtuar në këtë proces dhe pa mjete ligjore për të mbrojtur të drejtat tona kushtetuese.

Ne vazhdojmë ta paguajmë faturën e mosveprimeve, nganjëherë edhe inateve, në mes të punëdhënësit (në këtë rast Qeverisë së Kosovës) dhe punëmarrësve, në këtë rast mësimdhënësve në sektorin e arsimit publik (lexo SBASHK).

KPAK

Ne gjykojmë se është për keqardhje se si arsimi vazhdon të trajtohet (sidomos) nga qeverisja në Kosovë, duke besuar fort se një nga arsyet kryesore të emigrimit të qytetarëve nga Kosova është mosbesimi në të ardhmen e fëmijëve të tyre. Andaj jo rastësisht për 12 vjet i kemi rreth 100 mijë nxënës më pak në sistemin edukativo-arsimor parauniversitar në Kosovë.

Sidoqoftë rezultati i këtij procesi, dhe kushdo qoftë ‘fituesi’ në cak, sigurt është që sistemi publik edukativo-arsimor në Kosovë është pandalshëm në degradim.

SBASHK-u: Sot nuk ka mësim, mësimdhënësit në protestë

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika