Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton pro planit të Bidenit për armëpushim në Gazë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar të hënën me 14 vota pro për të mbështetur planin e armëpushimit në Gazë, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar të hënën me 14 vota pro për të mbështetur planin e armëpushimit në Gazë, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

BBC-ja ka raportuar se plani për armëpushim i përfshin tri faza, që do të përfshinin edhe një plan rindërtimi shumëvjeçar për Gazën e shkatërruar.

Rusia ka abstenuar nga votimi.

Propozimi përcakton kushtet për një armëpushim të plotë, lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, kthimin e eshtrave të pengjeve të vrarë dhe shkëmbimin e të burgosurve palestinezë.

SHBA-ja ka propozuar që faza e dytë të përfshijë përfundimin e përhershëm të armiqësisë, si dhe një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza. Miratimi i rezolutës vjen një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, e propozoi atë.

Në mars, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një rezolutë ku bënte thirrje për armëpushim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika