Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin për Kosovën

Të martën, raporti periodik i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë do të diskutohet në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York

Foto ilustruese-Këshilli i OKB-së





Të martën, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York do të shqyrtohet raporti periodik i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën.

Në këtë seancë Kosovën do ta përfaqësojë ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet duke nisur nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë).





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika