Këshilli i Sigurisë së Serbisë, pjesëmarrës komandantët që trajnuan terroristët e Banjskës
Kaq shumë afër kufirit po shihen shpesh herë, ushtria e fqinjit verior të Kosovës. Ushtarët serb u kapën nga kamerat që përdor policia e vendit për të monitoruar kufijët kryesistë në pjesën veriore të Kosovës. E këto pamje u publikuan nga kryeministri Ablin Kurti dy ditë më parë. Po menjëherë pas publikimit të kësaj video […]
Kaq shumë afër kufirit po shihen shpesh herë, ushtria e fqinjit verior të Kosovës.
Ushtarët serb u kapën nga kamerat që përdor policia e vendit për të monitoruar kufijët kryesistë në pjesën veriore të Kosovës. E këto pamje u publikuan nga kryeministri Ablin Kurti dy ditë më parë.
Po menjëherë pas publikimit të kësaj video presidenti Serbisë, Aleksandar Vuciq ka thirur Këshillin e Sigurisë Komëbtare.
Ministri Mbrojtjës, ish ushtaraku i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci ka hedhur përmendur emrat pjesëmarrës në këtë takim që sipas tij janë shqetësues për sigurinë e Kosovës.
“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përdorur si pretekst të thirrjes së kësaj mbledhje, sulmin terrorist në Moskë, por ajo çfarë është shqetësuese në përbërjen e këtij Këshilli, është prezenca e Komandantit të Brigadës 63 të Parashutistëve dhe Brigadës 72 të Operacioneve Speciale, formacione ushtarake këto që dyshohet që kanë realizuar përgatitjen dhe trajnimin e qindra anëtarëve të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile/Brigada e Veriut”, e të cilët më pas morën pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Zveçanit,” ka thënë Ejup Maqedonci.
Shqetësuese këtë mbledhje në Beograd po e sheh edhe një ish ushtark tjetër.
Sipas Nuredin Ibishit, Serbia po vazhdon të përfocoj terrorist të Mbrojtjes Civile e Brigadës së veriut.
“ Shqetësuese është se në këtë takim ashtu siq edhe më herët kur e ftonte edhe Radojqiqin dhe tash shfrytëzoj rastin të ftonë edhe komandatin e forcave e brigadave që kanë qenë në lidhje me përgaditjen e pjestarëve të dy organizatave terroriste të shpallur nga Qeveria e Kosovës, ata kanë marr pjesë eshe në përgaditje e nëpër poligone, kjo tregon se Serbia vazhdonë jo vetëm në aspektin e pranis të forcave ushtarake afër Kosovës por edhe dy organizatave terroriste më përgaditje nëpër poligone afër kufirit,” u shpreh Nuredin Ibishi.
Ndërkohë që gjithë kjo po shihet si skenar I njëjtë që Rusia ka përdorur për aneksimin e dy rajoneve në Ukrainë.
“Takimet e tilla ku jane protagonist kryesor kjo dëshmon se tanime qe Serbia po pergaditë në forma te ndryshme nje metodologji ashtu siq e kanë pregadit forcat Ruse në pjesën e Krimes dhe Ukrainës, tashme një e till po bëhet nga Serbia per të pritur nje momentum te duhur per ta rimarr Kosoven,” tha Drizan Shala, Ekspert i Sigurisë.
Misioni paqeruajtës, KFOR-i në një përgjigje për Dukagjinin kanë sugjeruar që të dyja shtetet duhet të përmbahen nga veprimet tensionuese dhe të angazhohen në dialog. KFOR po ashtu ka ritheksuar se për momentin situata është e qetë, por mbetet e brishtë.















