Këshilli për Sport konfirmon hetimet për dy ndeshjet e dyshuara për kurdisje
Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për dy ndeshjet e dyshuara për kurdisje, Ferizaj – Dukagjini dhe Trepça ’89 – Prishtina. Përmes një komunikate për media, nga Këshilli për Sport kanë thënë se çështjet në fjalë janë trajtuar me urgjencë dhe […]
Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për dy ndeshjet e dyshuara për kurdisje, Ferizaj – Dukagjini dhe Trepça ’89 – Prishtina.
Përmes një komunikate për media, nga Këshilli për Sport kanë thënë se çështjet në fjalë janë trajtuar me urgjencë dhe janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme.
“Këshilli për Sport e njofton opinionin publik se çështjet në fjalë i ka trajtuar me urgjencë, dhe dyshimet për kurdisje të rezultatit në dy ndeshjet e sipërshënuara të futbollit janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme. Opinioni publik do të njoftohet me kohë lidhur me rrjedhën e procesit të hetimeve,” thuhet në komunikatë.
Ndryshe, golat e pranuara të dielën nga Prishtina dhe Dukagjini në ballafaqimet respektive nxitën reagime të shumta në opinionin futbolldashës.
Sidomos goli i pranuar në minutën e 105’të nga portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, u konsiderua gol ‘qesharak’.
Në anën tjetër, kujtojmë se Këshilli për Sport drejtohet nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi.
Komunikata e plotë e Këshillit për Sport:
Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport) me vëmendje të shtuar e ka përcjellë zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së fundit të Kampionatit të Kosovës në Futboll, duke përfshirë edhe reagimet e shumta të opinionit sportiv në relacion me dyshimet për kurdisjen eventuale të rezultatit të dy ndeshjeve të Superligës së futbollit të zhvilluara ndërmjet KF Ferizaj – KF Dukagjini dhe KF Trepça 89 – KF Prishtina. Këshilli për Sport e njofton opinionin publik se çështjet në fjalë i ka trajtuar me urgjencë, dhe dyshimet për kurdisje të rezultatit në dy ndeshjet e sipërshënuara të futbollit janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme. Opinioni publik do të njoftohet me kohë lidhur me rrjedhën e procesit të hetimeve.















